Edhe ASH bën thirrje për votim të dielën

0

Shkup, 2 maj – Aleanca për Shqiptarët mbajti mbledhje të Kryesisë Qendrore ku u diskutua situata politike në vend me fokus të veçantë, raundi i dytë i Zgjedhjeve Presidenciale 2019 në RVM, përcjellë KOHA.

“ASH konstaton me shqetësim se raundi i dytë i Zgjedhjeve Presidenciale po zhvillohet pa ndonjë ofertë konkrete për qytetarët. Në fokus të fushatës të të dy kandidateve nuk është Shteti për të gjithë por Shteti dhe Pushteti i kujt , në të kaluarën dhe tashmen ka diskriminuar dhe ka ushtruar dhunë më shumë ndaj shqiptarëve. Spotet publicitare nga të dyja kampuset e kandidatëve janë dëshmia më e mirë për pozicionin juridiko kushtetues dhe nivelin e respektimit të të drejtave elementare të njeriut, në rastin konkret të shqiptareve në RMV. Janë përgjigja më e mirë e shumë “pse-ve” të parashtruar në opinion nga figura me kredibilitet të dyshimtë që qëllim të vetëm kishin njollosjen e veprimeve të drejta politike të ASH-së dhe opozitës shqiptare dhe rreshtimit të tyre rreth kandidaturës së profesor Blerim Rekës dhe konceptit të tij për shtet për të gjithë dhe kundër monoetnizimit të shtetit”, thuhet në njoftimin e ASH-së.
Këto spote janë dëshmi shtesë për faktorin ndërkombëtar, SHBA dhe BE, se cili është niveli i respektimit të të drejtave të njeriut, se proceset e montuara politike akoma janë realitet dhe se shteti i së drejtës është akoma shumë larg kur bëhet fjalë për shqiptarët, vazhdon më tej njoftimi.
“Apelojmë tek të dy kandidatët që të ndalojnë këtë fushate te xhelatit më të mirë apo më të keq dhe urgjentisht të largojnë nga transmetimi këto spote publicitare. Në vend të tyre të kërkojnë ndjesë publike ndaj shqiptarëve dhe garancë se nuk do të përsëriten më kurrë.
ASH ripërserit qëndrimin e thënë gjatë fushatës elektorale se mbështetësit e saj nuk i llogarit pronë dhe plaçkë në funksion të interesave meskine të individëve të veçantë. Çdo vote ndaj nesh është forcim i partneritetit me ju për të bashkndërtuar, jetësuar dhe fuqizuar platformën politike të ASH-së në funksion të barazisë juridiko- kushtetuese dhe socio- ekoneomike të shqiptarëve në RMV. Përkrahja jonë ishte ndaj Prof. Blerim Rekes. Vlerësojmë se ne fituam mbështetjen e shumicës absolute të shqiptarëve ne RMV. Shfrytëzojmë rastin t’ju falënderojmë për punën dhe mbeshtetjen që i dhatë profesor Rekës dhe konceptit të opozitës shqiptare. Armiku kryesor i konceptit dhe përgatitjes profesionale të profesor Rekes ishte paragjykimi”.
Aleati kryesor i yni, thuhet më tej në njoftim, është e drejta dhe reforma dhe mbështetësit tanë si garancë në këtë rrugëtim të drejtë.
“Ju të nderuar qytetar jeni sovrani dhe partneri ynë në ndërtimin e një jetë me me dinjitet prandaj ju bëjmë apel që të shprehni sovranitetin tuaj ditën e dielë.
Bashkarisht debllokuam në vitin 2017 inegrimin e vendit ne NATO dhe BE, duke mposhtur një regjim, bashkërisht i thamë PO, NATO dhe BE-së në Referendum edhe me ndryshimet kushtetuese. Të përbashkuar do të qëndrojmë në po te njejtën rrugë edhe në të ardhmen, jo të nënshtruar por të barabartë dhe me dinjitet”, përfundon njoftimi i ASH-së. (koha.mk)

Comments are closed.