Edhe Apple kërkon të hyjë në industrinë e makinave

49

Apple po planifikon hyrjen në industrinë e makinave elektrike, autonome dhe inteligjente. Lajmi ka bërë që aksionet e gjigantit teknologjik të rriten jashtë mase ditën e martë. Kështu, po bëhet gati një luftë mes Apple dhe Tesla, që aktualisht është dominues në sektorin e makinave elektrike. Por, nuk mbetet pas edhe Amazon, që më 14 dhjetor prezantoi makinën e saj Zoox. Reuters bën me dije se një kompani në Tajvan ka bashkëpunuar me Apple për prodhimin e Apple Car ose iCar, siç mendohet të ketë emrin makina e re. Kompania mund të prezantojë makinën e saj, 100% elektrike, brenda disa muajsh. Ndërkohë, prodhimi mendohet se do të nisë në vitin 2024.