Shkup, 11 dhjetor – Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Çiçakovski sot për MIA-n deklaroi se ka parashtruar kërkesë për ndërprerje të funksionit kryetar i Komisionit.
Dorëheqja, tha Çiçakovski, është akt i tij personal.
Në arkivin kuvendor kërkesë për ndërprerje të parakohshme të funksionit parashtruan edhe anëtarët e KSHZ-së të propozuar nga LSDM, Violeta Duma dhe Igor Milev, konfirmojnë nga Parlamenti.
Çiçakovski, Duma dhe Milev dorëheqjet i parashtruan pasi që në opinion ishte zbardhur se anëtarlt e KSHZ-së kanë amrrë kompensime të alrta për disa ciklet e fundit zgjedhore dhe internet peticionin për dorëheqje të anëtarëve të Komisionit.
Mandati i kësaj përbërje të komisionit skadon në vitin 2020. Çiçakovski është njeriu i parë i KSHZ-së nga radhët e ekspertëve prej vitit 2015 pas arritjes së Marrëveshjes së Përzhinos, ndërsa Duma dhe Milev janë propozuar nga radhët e partive politike.
Tani për tani nuk ka informata se anëtarë të tjerë të KSHZ-së kanë parashtruar dorëheqje,e dhe pse disa prej tyre konfirmojnë se tashmë u janë nënshkruar.