Edhe Ambasada Amerikane në Shkup mbështet Talat Xhaferin për kryeparlamentar, ndërsa si legjitime njeh përbërjen e re të shumicës parlamentare. “Në mënyrën më të fuqishme dënojmë dhunën në Parlament. Kjo nuk është në përputhje me demokracinë dhe është mënyrë e papranueshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Është e rëndësishme që të gjitha palët të respektojnë proceset demokratike dhe ligjin, dhe të përmbahen nga veprimet e dhunshme të cilat përkeqësojnë situatën. Shumica e deputetëve kanë zgjedhur Talat Xhaferin si kryetar të Parlamentit gjatë një sesioni të rregullt të vazhduar të seancës parlamentare. Ne do të punojmë me atë për të mbështetur demokracinë dhe për të avancuar interesat e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.