Mediat shtetërore në Iran kanë njoftuar se ish presidenti Mahmud Ahmadinejad, një konservator i vijës së ashpër, që ka shërbyer në dy mandate, është regjistruar si kandidat për zgjedhjet presidenciale të 19 majit vitin e ardhshëm. Ahmadinejad e ka paraqitur kandidaturën e tij në ditën e dytë të afatit të regjistrimit që zgjat prej 11 deri më 15 prill, bëjnë të ditur mediat. Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei i tha vitin e kaluar Ahmadinejadit që të mos kandidojë për president. Mediat iraniane njoftuan se edhe bashkëpunëtori i afërt i Ahmadinejadit, Hamid Baghaei, një ish zëvendës president, gjithashtu është regjistruar si kandidat.Kandidatët e ardhshëm do të verifikohen nga Këshilli i Gardianëve, një vijë e ashpër. Ahmadinejad tha javën e kaluar se nuk po planifikonte që të kandidonte dhe se do të mbështeste Baghaein. Baghaei, u mbajt në arrest për disa muaj në vitin 2015 nën akuza të panjohura.