Edhe Adidas ia sheh sherrin koronavirusit

1

Prodhuesi i pajisjeve sportive, “Adidas”, njoftoi se shitjet e tij në Kinë kishin rënë me 85% që nga fundi i janarit për shkak të koronavirusit të ri. “Epidemia e COVID-19 ka shkaktuar mbylljen e një numri të madh dyqanesh në pronësi të drejtpërdrejtë ose të partnerëve”, theksoi kompania në një deklaratë.

Javët e fundit, “Adidas” është përballur edhe me një ulje të ndjeshme të numrit të klientëve. Kontrasti është mjaft i dukshëm, në krahasim me tri javët e parë të vitit, kur “Adidas” njoftoi se kishte regjistruar një rritje të madhe në aktivitetet e tij në Kinë.

“Tani për tani, përparësia e kompanisë është garantimi i sigurisë personale dhe financiare të punonjësve dhe familjeve të tyre, që bëhet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kineze”, thuhet në deklaratë. Në Kinë, “Adidas” ka 500 dyqane në pronësi të drejtpërdrejtë dhe rreth 11 500 të autorizuara për të ushtruar veprimtarinë e tij

Comments are closed.