Komiteti i Senatit amerikan për Shërbime të Armatosura miratoi edhe 4000 viza për afganët që punojnë me forcat amerikane si përkthyes ose staf mbështetës. Komiteti i përfshiu vizat shtesë në Aktin vjetor të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare. Programi i vizave u mundëson afganëve që punojnë me Qeverinë amerikane dhe shpesh rrezikojnë jetët e tyre, të zhvendosen në SHBA pas një procesi rigoroz të verifikimit. “Vendi ynë u detyrohet civilëve që i kanë ofruar ndihmë thelbësore misionit amerikan në Afganistan”, tha senatorja Jeanne Shaheen. Në muajin mars, ligjvënësit amerikanë miratuan lëshimin e 2,500 vizave për shtetasit afganë.