Lubjanë, 22 korrik – Armata sllovene ka sistemuar sot 35 ushtarë shtesë që t’i ndihmojnë policisë në ruajtjen e kufitit me Italinë.
Forcat shtesë do të punojnë me drejtorinë policore të Koprit, ndërsa ushtarët do të shfrytëzojnë pajisje për mbikëqyrje dhe autoblinda. Sipas një përfaqësuesi të armatës, me këtë numri i përgjithshëm e kufirit jugor është rritur në 130.
Ushtarëve u është lejuar t’i mbrojnë nëpunësit policorë nëse sulmohen.
Në rajonin e Koprit gjatë javëve të fundit u regjistrua numër i rritur i emigrantëve. Në fillim të këtij muaji janë vendosur njësi të përbashkëta të policisë sllovene dhe italiane për shkak të pengimit të migrimeve ilegale në kufirin me Italinë. (koha.mk)