Pekin, 25 janar – Janë paraqitur 15 raste të reja në provincën kineze Hubei, me çka numri i të vdekurve prej virusit të parë korona u rrit në 41, kumtuan autoritetet lokale, duke shtuar se janë regjistruar edhe 180 të infektuar.
Epidemia e virusit të ri vdekjeprurës, i cili filloi nga kryeqyteti i kësaj province Vuhan, i detyroi autoritetet kineze të ndërmarrin masa për kufizimin e përhapjes së virusit, duke e përfshirë edhe suspendimin e transportit publik në 10 qytete, mbylljen e tempujve gjatë shënimit të Vitit të Ri kinez, si dhe Murin kinez.
Virusi tashmë është regjistruar edhe në Evropë – në Francë janë regjistruar tre raste tek personat të cilët kanë udhëtuar në Kinë.