Shkup, 4 gusht – Në seancën e 19-të mbrëmë Qeveria dha pajtim për shpallje për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për sipërfaqe deri në tre dhe mbi 3 hektarë. Në seancë janë sjell ndryshime të Propozim-programit për mbështetje financiare në bujqësi si dhe Programin për zhvillim rural me të cilët do të ndahen 10 milionë euro të reja mbështetje e drejtpërdrejtë për bujqit. Siç informon pres-shërbimi qeveritar, para ministrave ishte edhe informacioni për prodhimtari të pritur dhe blerje të grurit dhe elbit. Janë sjell konkludime me të cilat obligohet Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të përpunojë propozim program për ndryshim dhe plotësim të Programit për mbështetje financiare të bujqësisë në vitin 2017 dhe propozim Dekret për ndryshim dhe plotësim të Dekret për pagesa direkte në bujqësi për vitin 2017. “Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave mori për obligim nga Qeveria të përpunojë propozim për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për cilësi të prodhimeve bujqësore në pjesën e dispozitave, të cilat e rregullojnë tregun e miellit”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.