Një debutim i hidhur për Edgar Davidsin në stolin e Olhanenses. Ndeshja në transfertë që përfundoi me rezultatin 0-0 kundër Luzitanos, përfundoi më herët për trajnerin holandez, i cili e la fushën për shkak të një kartoni të kuq.
Pas një zënke që shpërtheu në fushë mes lojtarëve, përveç fantazistit të tij Leleko, arbitri vendosi që të largonte ish-mesfushorin e Ajaksit, Milanit, Juventusit, Barcelonës, Interit dhe Totenhemit. Shumë i zemëruar për vendimin, 47- vjeçari në fund të ndeshjes nuk pranoi të lëshonte deklarata.
Davids e mori drejtimin e klubit të kategorisë së tretë në Portugali të hënën e shkuar, më 4 janar, dhe bëhet fjalë vetëm për eksperiencën e tij të dytë si trajner.