Ederi raportohet se është afër rinovimit të kontratës me Interin. Sulmuesi italian u bashkua me Interin në janar të vitit 2016 nga Sampdoria dhe ka shënuar 10 gola sezonin e kaluar. Ishte thënë se Mançini dëshiron ta transferojë atë te Zeniti, por “Tuttosport” shkruan se ai është shumë afër një rinovimi.
Mendohet se bosi aktual, Luçiano Spaletti ka shprehur gatishmërinë që ta mbajë sulmuesin, kështu që ai do të nënshkruaj marrëveshjen e re që vlen deri në vitin 2021. Eder deri tash e ka luajtur rolin e zëvëndësuesit të super sulmuesit, Mauro Ijardi dhe ka pasur minutash të kufizuar. Interi gjenden në pozitën e dytë në Serie A me 29 pikë, dy pikë më pak se Napoli në vendin e parë. Fitorja e fundit e Interit ishte ndaj Veronas në Marc’Antonio Bentegodi me rezultat 2-1.