Ed Sheeran duket se do të dominojë verën. Këngëtari britanik sapo ka publikuar albumin e tij të ri. No.6 Collaborations Project” parashikon 15 këngë të realizuara në bashkëpunim me 22 emra të njohur të muzikës; si Justin Bieber, Bruno Mars, Camila Cabello, Eminem, 50 Cents, Travis Scott e Khalid.
Duke vendosur të mos e quaj atë si albumin e vetë Sheeran në intervistat e tij të fundit është shprehur se synimi i tij ishte të krijonte diçka me artistë të njohur duke I ftuar në studio për bashkëpunim sa herë I takonte. Dhe duket se 28 vjeçari ja arriti të realizonte atë që kishte menduar.
Vazhdim i projektit të tij të vitit 2011, No.5 Collaborations Project vjen si një album që përfshin me shumë Rap e Rnb dhe pak tinguj latinë, gjithmonë brenda stilit të këngëtarit që ka fituar zemrat e një publiku të gjerë.