ECOLOG, sponsor kryesor në festën e Ambasadës së Britanisë së Madhe

Në manifestim mori pjesë edhe një delegacion nga Ecolog-u, i kryesuar nga Drejtuesi i Bordit Këshilldhënës, filantropi Lazim Destani

Shkup, 27 prill – Për çdo vit, në përfaqësitë diplomatike të Britanisë së Madhe anekënd botës, festohet ditëlindja e Mbretëreshës. Sivjet Ecolog me krenari është sponsori kryesor në festën e Ambasadës së Britanisë në Maqedoni. Ngjarja e sivjetme, që shënon ditëlindjen e 92-të të Mbretëreshës, mblodhi nga rajoni më shumë se gjashtëqind njerëz me ndikim, përfshirë Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, kryetarë komunash, përfaqësues diplomatik, përfaqësues të mediave e të biznesit.

Në manifestim mori pjesë edhe një delegacion nga Ecolog-u, i kryesuar nga Drejtuesi i Bordit Këshilldhënës, filantropi Lazim Destani. Ngjarja e këtij viti ishte e një rëndësie të veçantë ngaqë shënon gjithashtu edhe përvjetorin e 25-të të marrëdhënieve diplomatike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë. Në fjalimin e tij, Ambasadori i Britanisë Charles Garrett, nënvizoi rëndësinë e këtij relacioni dhe falënderoi Ecolog-un për mbështetjen e eventit.

“Ishte kënaqësi të jem pjesë e manifestimit të sivjetëm për shënimin e ditëlindjes së Mbretëreshës. Ishte një mbrëmje feste, por edhe shprese se me aleatë diplomatik si Mbretëria e Bashkuar, vendi ynë do të vazhdojë drejt fuqizimit gjithnjë e më të madh”, tha Destani.

 

Ambasadori i Britanisë në Maqedoni, Charles Garett tha: “Do të doja në mënyrë të veçantë t’i referohem Ecolog-ut si sponsor kryesor i kësaj mbrëmje. E di që Ecolog-u ka lidhje të forta me Mbretërinë e Bashkuar sidomos në furnizimin me ushqim të trupave britanike anekënd botës, dhe ne jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre zemërgjerë”.

Ecolog ka relacione të shkëlqyera bashkëpunimi me Britaninë e Madhe, duke u fokusuar në shërbime logjistike të integruara për trupat britanike nëpër të gjithë botën.