Formula 1 mund të mos ketë sezon të 2020-ës. Ish shefi ekzektuvi i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka dhënë mendimet e tij mbi atë se si duhet vepruar në situatën aktuale.
Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që shumë gara të Formula 1 të shtyhen e disa edhe të anulohen fare. Si pasojë e gjithë këtyre, Ecclestone e sheh të pamundur rikthimin në sezonin 2020.
“Ne duhet të anulojmë këtë sezon dhe të shpresojmë që të nisim vitin tjetër”, ka thënë 89 vjeçari, transmeton lajmi.net, përcjellë gaazeta KOHA. “Nuk shoh se si është e mundur të kemi numrin e duhur të garave këtë vit”, ka shtuar Ecclestone.
Mbetet të shihet ndërkohë se cili do të jetë vendimi final i FIA dhe F1.