Spencer Seabrooke ka ecur mbi litar në lartësinë prej 290 metra pa u mbajtur askund. Spencer Seabrooke ka thyer një rekord të ri botëror. Ka përfunduar me sukses ecjen e tij në litarin e lëvizshëm, duke thyer rekordin paraprak që kishte gjatësinë prej shtatë metrash.
Ecja në litar, pa u mbajtur askund, është realizuar nga Seabrooke në mes dy maleve në Kolumbi. Kanadezi ngeci dy herë në fillim, por sërish ai arriti që të përfundojë atë që kishte filluar. Siç mund ta shihni nga video, droni e ka kapur mjaft mirë Seabrooken në lartësinë prej 290 metra.