Jesse Lingard dhe Wilfried Zaha kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për stilin e vjetër të flokëve që ka përdorur EA Sports në FIFA 19. Mesfushori i Manchester United Lingard ka adresuar prodhuesin e lojës më parë në Twitter, për mënyrën se si është përfaqësuar. Edhe Zaha ka kontaktuar EA në mediat sociale për stilin e flokëve, por tashmë ka ardhur reagimi. EA ka përditësuar stilin e flokëve të lojtarëve dhe të dy kanë dhënë aprovimin e tyre.
“Më në fund, pas shumë viteve,” shkruan Lingard në Twitter. Ndërsa Zaha ka shkruar: “Më në fund.” Ata janë vetëm dy prej 50 lojtarëve dhe trajnerëve të tjerë në përditësimin e fundit.