Bajern Mynih ia doli të triumfonte me rezultatin 0-3 ndaj Çelsit në Ligën e Kampionëve. Një rezultat që i dërgon bavarezët shumë pranë çerekfinales dhe duke parë formën e gjermanëve, përmbysja duket e pamundur për djemtë e Frenk Lampard.
Ndërkohë, duket se është zbuluar edhe sekreti i formës së mirë të lojtarëve të Bajern në ndeshjen me Çelsin teksa legjenda e rokut, Xhon Bon Xhovi ka rrëfyer se ekipi bavarez një natë para sfidës ishte në një bar duke konsumuar uiski dhe birra.
“Isha në punën time në bar dhe pashë që ekipi i Bajern ishte aty, një natë para sfidës. Ishin në shoqërinë e uiskit dhe birrave duke kaluar një kohë të bukur. Me këtë, mund t’i fus të gjithë në telashe”, u shpreh Xhon Bon Xhovi për zbulimin e tij.