Për të ardhmen e Hysaj është folur shumë këtë periudhë, një diskutim i cili nuk pritet të mbyllet shpejt pasi anësori i Kombëtares përfshihet shpesh në çdo tratative të Napolit. E vetmja gjë e sigurt për momentin është se Hysaj do të largohet por mbetet për tu përcaktuar se ku.
Sipas “Corriere dello Sport”: Hysaj shihet si zëvendësuesi i Joao Cancelo. “Zonja e Vjetër” po mendon për pasuesin e portugezit, jo vetëm Hysaj, në listën e klubit bardhezi ka përfunduar dhe Kieran Tripper. Diskutimi ndryshon nëse Sarri ulet në stolin e Juves, gjë e cila është thuajse e sigurt, Hysaj njihet si besniku i Sarrit dhe Juve është një opsion konkret dhe ideal për tu bashkuar pas vetëm një viti.
Jo vetëm Juve është vënë në lëvizje për Hysaj pasi sipas “Diario AS”: Napoli dhe Atletico Madrid kanë pasur kontakte të vazhdueshme këtë periudhe ku temë diskutimi ka qenë dhe Hysaj, një anësor i cili pëlqehet shumë dhe prej kohësh nga Diego Simeone.