E zbulon Bartomeu, Barcelona ka ndjekur prej vitesh Pogbanë

Barcelona pëlqen prej kohësh Paul Pogbanë dhe ky nuk është më një sekret. Klubi katalan po punon për të marrë francezin këtë verë nga Manchester United, ndonëse për të bërë këtë ,do të duhet të përballje konkurrencën me Realin e Madridit.

Një një intervistë të dhënë për mediat spanjolle, presidenti i Barcelonës, Bartomeu pranoi se ndjekin prej kohësh Pogbanë dhe se kanë tentuar ta blejnë që më 2015-ën nga Juventusi.

“Pogbanë e ndjekim prej disa vitesh dhe madje u kishim kërkuar juventinëve që të na njoftonin nëse donin ta shisnin. Kur na thanë për ofertën e Manchesterit, kuptuam se nuk mund të paguanim atë shumë, ndaj hoqëm dorë”, tregon Bartomeu.

Megjithatë numri një i skuadrës katalane nuk preferoi të flasë për interesin e Barcelonës ndaj kampionit të botës, për merkaton e verës së ardhshme, duke u justifikuar me shprehjen se nuk dëshiron të komentojë për lojtarë të skuadrave të tjera.