Mes Kristiano Ronaldos dhe Mauricio Sarrit ka një pakt interesant, që lë vend për shumë optimizëm te tifozët e Juves. Siç raporton “Tuttosport”, Muaricio Sarri i ka premtuar sulmuesit portugez se do të shënoj më shumë se 40 gola në sezon, duke risjellë shifrat e frikshme të së shkuarës.
8 vite te Reali dhe 1 te Mançester Junajtid, Ronaldo ka shënuar më shumë se 40 gola. Ndërkaq sezonin e tij të parë te Juvja ai gjeti rrjetën 28 herë në të gjitha kompeticionet.
Ndërkohë Ronaldo e ka nisur mirë këtë sezon duke shënuar ndaj Napolit dhe ndaj Serbisë me kombëtaren.