Pamjet e mëposhtme janë të një sulmi të tmerrshëm dhe fatal ndaj një berberi të ri nga radhët e emigrantëve. Gjithçka duket se ka ndodhur në mes të ditës, dhe në prani të personave të tjerë, ku një person duket teksa qëllon për vdekje berberin. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Moskë, ndërsa momenti u filmua dhe u ngarkua në internet duke shkaktuar zemërim të gjerë. Sulmuesi thuhet se goditi për vdekje berberin pasi ishte i pakënaqur sepse pagoi rreth 3.50 dollarë për prerjen e flokëve. Autori është arrestuar. Historia fillimisht u nda nga deputeti i Dumës ruse, Anton Belyakov në faqen e tij në Facebook. Belyakov thotë se një nga miqtë e tij e njihte viktimën dhe e karakterizonte atë si një berber shumë të aftë. Raportet e mediat e kanë identifikuar atë si Dastan Adekhanov, 24 vjeçar nga Uzbekistani. Belyakov shkroi se konflikti filloi pasi Adekhanov i kreu një klienti mashkull një prerje flokësh, duke i kërkuar atij 200 rubla të enjten – një çmim i ulët sipas standardeve të Moskës. Autori i ngjarjes e godet të riun tre herë me thikë në zemër duke i shkaktuar vdekjen para se të mbërrinte ambulanca.