Një grua e verbër nga Filipinet e cila nuk flet as edhe një fjalë në gjuhën angleze, është filmuar duke e ‘mbytur’ hitin e Beyonces.
Elsie Atig Balawing, që është në mes të 20’ave, vjen nga një fshat i vogël peshkimi, në juglindje të Azisë.
Pavarësisht asaj se ajo nuk është në gjendje që të bisedojë me dikë në gjuhën angleze, këngëtarja e verbër i ka mësuar fjalët e këngës ‘Listen’, të Beyonces, transmeton gazetametro.net.
Zëri i saj i pabesueshëm e bëri atë një yll të madh në internet në vendin e saj – dhe vendosi fshatin e saj të vogël në hartë.Sipas të dhënave që vijnë nga Filipinet, zonja Balawing nuk ka ndjekur kurrë shkollën, por ajo ka refuzuar të lejojë që edukimi i saj dhe verbëria të i ndalojnë asaj që të ndjekë ëndrrat e saj.
Ajo ka mësuar të imitojë stilet e këndimit si: Ed Sheehan, Beyonce dhe Ehitney Houston – me sukses të madh.