Boksieri amator, Richard Torrez pësoi një nokaut të rëndë qysh në rundin e parë nga profesionisti, Bakhodir Jalolov mbrëmë në Kampionatin Botëror të Boksit “AIBA”, në Rusi. Amerikani i ri i talnetuar, Torrez u desh të largohej nga ringu me lese dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve, pasi Jalolov e goditi atë në mënyrë brutale me të majtën qysh në rundin e parë, raporton Periskopi.
Boksieri nga Uzbekistani, Jalolov është një yll në ngritje në boksin profesionist, dhe aktualisht ka një bilanc 6-0, derisa të gjashtë meçet i ka fituar me nokaut, gjë që ka nxitur debat pasi ai nuk është dashur fare të ndeshej me një amator si Torrez. Shumë fansa janë të frustruar që u lejua të ndodhte ky meç.
Shikoni më poshtë.
Brutal and criminal to allow a professional boxer Jalolov from Russia with 6-0 as a pro to fight outclassed, outweighed and far smaller USA 20 year old amateur Torrez AIBA world championship in Russia. Jalolov is scheduled for his 7th pro fight in 11 days in USA pic.twitter.com/kP8Pwa3PZ9
— Mauricio Sulaiman (@wbcmoro) September 19, 2019