Në nënë e cila filmonte burrin duke abuzuar seksualisht me të bijën shpërtheu në lot kur doli përballë saj 20 vite më vonë. Çifti me emrat Jim dhe Justine nga SHBA, u dënuan në vitin 1996 për incest ndaj vajzës së tyre Amandës. Në emisionin televiziv të quajtur Dr. Phil, viktima tashmë 30 vjeç, u përball me të ëmën dhe rrëfeu se si abuzimi i shkatërroi jetën. Justine deklaroi se “gjatë jetës së saj kishte bërë zgjedhje të dobëta” dhe se “ndjente neveri ndaj vetes së vet”. Babai i vajzës kishte pranuar se ai kishte qenë iniciatori pas gjithë atyre herëve të abuzimit dhe që pas herës së parë nuk ishte ndjerë më fajtor.