Masakra ndaj çamëve, është një pjesë e historisë së Shqipërisë që nuk harrohet dhe nuk kapërdihet. Kanë kaluar mbi 70 vjet nga masakra greke ndaj çamëve, ku i prenë, vranë, përzuan nga shtëpia e tyre dhe i turturuan për faktin pse ishin shqiptarë. Këto foto të rralla tregojnë vuajtjet e çamëve që u strehuan në kampe në Shqipëri, pas eksodit të tyre nga Greqia e sotme. Prej shekujsh ata ishin autoktonë të trojeve të tyre, por masakrat greke, ku nuk kursyen as fëmijë dhe as pleq, i detyruan që të largohen drejt Shqipërisë. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, nga shteti grek nuk është bërë për këtë gjenocid, qoftë edhe një kërkesë faljeje. (konica.al)