E tregojnë statistikat, Interi i frikshëm, vetëm Siti ka bërë më mirë

13

Gjashtë pikë më shumë se Milan i vendit të dytë dhe Konte fillon shkëputjen, por akoma nuk është asgjë e sigurt. Ajo që mahnit është numri i pikëve të grumbulluara, të cilat skuadra zikaltër ka mbledhur që nga fundi i nëntorit deri në këtë moment.

Që nga fitorja që Interi arriti 4-2 kundër Torinos më 22 nëntor ka siguruar 15 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje nga 18 ndeshjet e luajtura në Serie A, duke marrë 2.61 pikë mesatare për ndeshje nga 1.71 që kishin në 7 ndeshjet e para të kampionatit.

Më mirë se Interi në 100 ditët e fundit ka bërë vetëm Mançester Siti që ka fituar 3 pikë më shumë se zikaltërit, 50 ato të marra nga skuadra e Pep, 47 ato të Kontes. Por hendeku ekziston tek pjesa e merkatos dhe përbërja e ekipit ku Guardiola ka në dispozicion një skuadër vërtet të frikshme me lojtarë stoli që shkojnë deri në 500 milion euro ndërsa skuadra e Kontes nuk bëri asnjë blerje në janar duke dhënë vazhdimësi më kontingjentin momental që ka.