Një grua është djegur me benzinë nga bashkëshorti i saj, teksa ishte duke gatuar në kuzhinë. Nednapha Nuankhul 26-vjeç, ka kërkuar ndihmë përmes rrjeteve sociale, për ta ndihmuar, pasi nuk ka mundësi për të blerë ilaçet sepse ata janë të varfër. Ngjarja ka ndodhur në Tajlandë dhe gruaja ka qenë në kuzhinë në momentin që burri i ka hedhur benzinë në trup dhe më pas i ka vënë flakën. “Unë bërtita, derisa një fqinj më dëgjoi dhe erdhi menjëherë në shtëpi”. Edhe pse ka njoftuar menjëherë ambulancën, ajo ka marrë shumë plagë në të gjithë trupin. 26-vjeçarja i është nënshtruar disa operacioneve, por ka ende ka djegie në trupin e saj. Policia ka arrestuar burrin e Nuankhul, me të cilin ata kanë dhe një fëmijë. Nednapha tha: “Burri im është një njeri i dhunshëm dhe jashtëzakonisht xheloz. Nuk e kam kuptuar akoma se për çfarë arsye me vuri flakën, por unë dhe djali im do ia dalin mbanë”.