Ishte lodhur së ndërruari pelenat e tij, kështu që vrau djalin e të dashurës së tij. Jason Noy, një 28-vjeçar australian, këtë të enjte u deklarua fajtor për vrasje. Ai po kujdesej për djalin 11 muajsh të së dashurës së tij, korrikun e kaluar, kur iu desh ti ndërronte pelenën të voglit.
Foshnja nisi të qante, kështu që burri fillimisht e pastroi e më pas u sul drejt tij me grushte, duke i thyer shtyllën kurrizore. Menjëherë më pas, ai lajmëroi ndihmën e shpejtë, por vogëlushi u gjet krejt i zbehtë dhe nuk reagonte.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe ndërroi jetë për shkak të traumave të forta dhe hemorragjisë. Ishin vetë mjekët ata që lajmëruan nënën e të miturit për çfarë kishte ndodhur. Autopsia zbuloi se për shkak të plagëve të marra, vogëlushi ka përjetuar dhimbje të tmerrshme përpara se të vdiste.
Nga ana e tij, Jason, i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke pretenduar se e kishte gjetur vogëlushin në gjendje të rëndë, vetëm pak minuta pasi ishte larguar në kuzhinë. Por ekspertiza provoi se shkak për vdekjen ishte dhuna e egër që kishte pësuar i mituri. Në 20 qershor, Gjykata e Victoria pritet të japë dënimin ndaj tij.