E tmerrshme: Vdes foshnja, i ati i futi gishtat në fyt për ta ndaluar së qari

Një foshnje 9-javësh vdiq si pasojë e mizorisë të së atit i cili i futi gishtat në fyt që ta ndalonte së qari. Foshnja me emrin Jax, e seksit mashkull, ka mbetur me një sërë lëndimesh si kocka të thyera dhe gjakosje në tru. Babai i tij, Robert James Burnette, nga Wentsville, Missouri, është akuzuar se ia ka futur gishtat në fyt të birit, e ka shkundur me forcë dhe e ka kapur prej fyti duke e përplasur në mur. 19-vjeçari është akuzuar për abuzim fëmijësh dhe neglizhim, por prokurori i provincës së St. Charles e ka ngritur dënimin për abuzuesit e fëmijëve, deri në vdekje.

Ndërkohë që nëna e vogëlushit Megan Hendrix, 20 vjeç, u akuzua gjithashtu për abuzim dhe se kishte qenë e pranishme gjatë abuzimit të tmerrshëm që kishte bërë Burnette me të birin dhe nuk kishte ndërhyrë. Policia e Wenstville beson se ngjarja mes 18 tetor dhe 7 nëntor në shtëpinë e çiftit. Para se të shkonte në një gjendjen fatale që i kushtoi jetën, vogëlushi kishte pasur dhe fraktura në krah dhe dëmtim të mëlç1çisë nga përplasjet.