Dëshmitarët e kanë përshkruar momentin e tmerrshëm kur një tigër siberian ka sulmuar një femër të re në një kopsht zoologjik në Rusi, raporton dhe “Daily mail”, përcjell “Bota sot”. Jeta e saj u shpëtua vetëm kur vizitorët e tronditur bërtitën dhe hodhën gurë dhe karrige tek bisha në mënyrë që ta shpëtonin vajzën e re. Viktima e paidentifikuar, nga Kaliningrad, u kafshua keq nga ariu dhe u la në gjak. Ajo tashmë është dërguar në spital dhe pritet të mbijetojë. Një dëshmitar në kopshtin zoologjik, me emrin Vera, përshkroi momentin se si ariu sulmoi vajzën e re. “Dëgjuam britmat dhe thirrjet e saj për një kohë të gjatë, për dhjetë minuta ose më shumë.”, tha ajo. Midis turmës në kopshtin zoologjik kishte thashetheme se tigri ‘pothuajse e theu kokën e gruas’. Një dëshmitar tjetër i quajtur Natalia tha se ajo ishte ‘në shok’. “Vajza ime dhe unë shkova në kopshtin zoologjik, por ajo çfarë pamë ishte më të vërtetë e tmerrshme”, tha Natalia. “Kishte shumë britma, të gjithë u përpoqën ta largonin tigrin. Kur arritëm atje, gruaja tashmë ishte kafshuar dhe e mbuluar me gjak”, tha më tej ajo.