E TMERRSHME: Motrat e “djallit” kanë vrarë aq shumë njerëz sa hynë edhe në librin e rekordeve (FOTO)

Delfina dhe Maria Gonzales në vitet e pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta kanë udhëhequr në një rrjet të madh prostitucioni në veri të Meksikës.  Përveç kësaj, motrat kanë marrë pjesë në vrasjen masive të prostitutave, të pasurve dhe fëmijëve të jashtëligjshëm.

Motrat i gjenin vajzat e varfra, kryesisht në zonat rurale dhe u ofronin punë si kamariere, duke u premtuar paga të larta. Kur arrinin në qytetin e madh, ato nuk ishin në gjendje të ktheheshin mbrapa, sepse u duheshin të holla, ndërkaq motrat u merrnin edhe dokumentet. Shpesh Maria dhe Delfina për shkak të përtacisë për të vizituar fshatrat dhe të gjenin vajza të varfra që do të punonin, angazhonin njerëz që t’i rrëmbenin ato dhe i sillnin në qytet për të punuar si skllave seksi.

Virgjëreshat ndaheshin për “klientët e rëndësishëm”, që ishin gati për të dhënë “ndonjë dollar më shumë”. Nëse ndonjë vajzë mbetej shtatzënë, motrat e detyronin ta ndërprenin shtatzëninë, ndërkaq fetuset i varrosnin në ranç nën bordel. Bordeli kryesor, “Rançi engjëjve”, shpejt fitoi reputacionin “kamp përqendrimi”. Nëse vajzat nuk pranonin të punonin për shkak të ftohjes apo për arsye të tjera, përfundonin nën tokë. Motrat Gonzales nuk kishin mëshirë.

Vajzat shpesh i rrihnin, ndërkaq kur i vritnin, trupat e tyre përfundonin të djegur në varre masive. Kur policia arriti në ranç, ata gjetën vajzat të uritura dhe në kushte të tmerrshme, dhe pastaj zbuluan 90 trupa prapa shtëpisë. Pothuajse gjysmë shekulli më vonë, në vitin 2002, u gjetën trupat edhe të më shumë vajzave dhe motrat Gonzales janë shënuar në rubrikën “Partneriteti më i frytshëm për vrasje” në Librin Guines të Rekordeve. Delfina dhe Maria u dërguan me burg, ku njëra prej tyre vdiq në vitin 1984 dhe tjetra u lirua në mesin e viteve nëntëdhjetë, pas së cilës i humbi çdo gjurmë.