Minjtë gjigant kanë ngrënë të gjallë një vajzë tre muajshe pasi nëna e kishte lënë vetëm në shtëpi dhe kishte shkuar për të pirë alkool. Ajo ishte në shtratin e saj kur është sulmuar nga minjtë e mëdhenj, ndërsa fqinjët kanë bërë thirrje autoriteteve që nëna të kalbet në burg. Nëna e saj, 26 vjeçare e cila është arrestuar për mospërfillje të fëmijëve, u kthye në shtëpi për të parë skenën e tmerrit që kishin shkaktuar minjtë mbi vajzën e saj të vogël, transmeton lajmi.net Fatmirësisht, vëllau i nënës së foshnjës e kishte vënë re këtë gjë para se foshnja 3 muajshe të vdiste në atë gjendje të mjerueshme, duke u ngrënë nga dhëmbët e mprehtë të minjve gjigant. Minjtë, pothuajse i kishin ngrënë të gjithë gishtat dhe sytë, ndërsa nga plagët foshnja ka vdekur më vonë.