Mbrojtësi i Pumas, Alan Mendoza pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Cruz, pas një dyluftimi me sulmuesin Mora Aliaga. Si pasojë 25-vjeçari theu dorën dhe iu desh të linte fushën. Ndërkohë ndeshja e vlefshme për javën e 12-të të Superligës meksikane u mbyll në barazim 1-1.