Në Kinë një grua 92 vjeçare u mbajt e mbyllur në një kafaz të ndyrë për disa vite, ajo ishte e detyruar nga djali dhe reja e saj. E moshuara u shpëtua nga autoritetet dhe tani gjendet nën kujdesin spitalor.
Disa pamje shqetësuese tregojnë një grua të vjetër e cila ishte e detyruar të përballonte jetën në një kafaz të pistë për disa vite të tëra. Sipas fjalëve të saj, gjatë kohës së kaluar aty, ajo nuk kishte mjaftueshëm ushqim e as rroba, madje as një shtrat për të fjetur, ajo bënte gjumë në një copë të vogël të drurit, raporton Daily Mail.
Sipas raportimeve të mediave kineze, autoritetet përgjegjëse kanë treguar që po pritet përmirësimi i gjendjes së 92 vjeçares, para se të fillohet me procedurat e duhura ligjore për çështjen. Ndërsa djali dhe reja e saj u morën në pyetje nga policia.
https://www.youtube.com/watch?v=cWMf9x1dkGo