Një grua nga Oklahoma, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka përfunduar bashkë me të bijën në burg pas një martese incesti. Patricia Spann, 43-vjeçe dhe Misty Spann, 25-vjeç, u martuan ligjërisht në mars. “Nuk kam thyer ndonjë ligj, sepse emri im nuk është më në certifikatën e lindjes së Mistyt”, mësohet t’i ketë thënë Patricia policisë. Në vitin 2010, Patricia humbi kujdestarinë e tre fëmijëve dhe fëmijët u çuan tek gjyshja nga ana e babait. Sipas ligjit të Oklahomas, nuk lejohet martesa brenda familjes duke u konsideruar incest edhe nëse nuk kryhet marrëdhënie intime. Por dy vjet më parë, nënë e bijë u ribashkuan dhe u martuan. Martesa e tyre u zbulua nga hetimi i punonjësve socialë, duke sjellë arrestimin e të dyjave të premten.
E tmerrshme: Gruaja 43-vjeçare martohet me të bijën (FOTO)
Leave a comment