Një fotografi e dy elefantëve që iknin nga një turmë që i vuri zjarrin fitoi një konkurs të fotografisë së kafshëve të egra. Fotografia tregon një elefant të madh dhe fëmijën e tij të vogël që vraponin për të shpëtuar jetën e tyre në Indinë lindore, përcjell albeu.com. Duke shpallur çmimin, revista Sanctuary tha se “ky lloj poshtërimi … është rutinë”. Fotografia u mor në West Bengal, ku njerëzit sulmojnë elefantët çdo ditë dhe është një ngjarje rutinë për banorët. Është e paqartë se çfarë ndodhi përfundimisht me dy elefantët nëse shpëtuan apo jo por në mediat vendase çdo ditë ka lajme për vdekjet e njerëzve të shkaktuar nga elefantët. Konflikti njeri-elefant është shumë i përhapur në Indi.