Të paktën 35 persona janë vrarë dhe 60 të tjerë janë plagosur në një sulm të dyshuar kimik në një qytet që kontrollohet nga rebelët në veriperëndim të Sirisë, sipas një grupi monitorues me bazë në Londër.
Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar se sulmet në qytetin Khan Sheikhoun nga aeroplanët luftarakë të Rusisë dhe Qeverisë së Sirisë kanë bërë që shumë njerëz të vdesin nga afiksimi. Aktivistët opozitarë të Sirisë dhe uebsajte të ndryshme kanë postuar fotografi të atyre për të cilat kanë thënë se kanë vdekur nga afiksimi.
E tmerrshme: Forcat ruse dhe siriane kryejnë sulm kimik në Siri, 35 të vrarë
Leave a comment