Otera Bini nga West Bangal i Indisë, është torturuar keq nga një turmë njerëzish pasi dyshohet të ketë tentuar të rrëmbejë një fëmijë. Atë e lidhën për një traktori dhe më pas e tërhoqën zvarrë për afër tre orë. Gruaja 42-vjeçare që vuante nga probleme mendore, ka ikur nga shtëpia për të shëtitur nëpër fshat, derisa ka ndaluar te një shtëpi ku ishte një fëmijë duke qëndruar vetëm. Banorët kanë dyshuar se ajo provoi ta grabiste dhe nisën ta torturonin në mënyrat nga më çnjerëzore. Para se të vdiste nga goditjet me gurë dhe shtiza druri, asaj ia rruan kokën dhe ia shqyen të gjitha rrobat.