Një ngjarje drithëruese nga ato më të rëndat që mund të dëgjohen ka ndodhur në Korçë, me pasojë tre viktima. Një kryefamiljar u ka marrë jetën dy fëmijëve të tij të mitur duke i varur dhe më tej i ka dhënë fund dhe jetës në të njëjtën mënyrë. Policia bën me dije se në ora 07:36 të mëngjesit të sotëm, është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen nr.4 Korçë është vetëvarur në banesë shtetasi Naum Toshi, 41 vjeç. Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ambulanca, ku u konstatua se kryefamiljari ka varur dy djemtë e tij të mitur 4 dhe 6 vjeç e më pas edhe veten. Mësohet se ka qenë babai i Toshit dhe gjyshi i të miturve ai që i ka gjetur trupat e pajetë, duke vënë kujen. Viktima jetonte vetëm me dy fëmijët e tij të mitur, pasi gruaja i ishte larguar rreth dy muaj më parë. Rrethanat e kësaj ngjarje tronditëse nuk dihen ende, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e tyre.