E thotë shkenca: Ky qetësues zhduk Alzheimerin

Shkencëtarët thonë se Ibuprofeni parandalon sëmundjen e Alzheimerit. Pacientët në rrezik të zbuluar përmes testit të pështymës, mund të shmangin dementian nëse marrin një dozë të vogël të qetësuesit që nga mosha e mesme e deri në fund të jetës së tyre.

Mendohet se ibuprofeni prek inflamacionin në tru, që çon në vdekjen e qelizave nervore të lidhura me Alzheimer. Autori drejtues i studimit, Dr. Patrick McGeer, i universitetit të British Columbia, thotë: “Njerëzit mund të parandalojnë këtë përmes një zgjidhjeje të thjeshtë që nuk kërkon as recetë e as vizitë te doktori”.

“Ky është një zbulim i vërtetë pasi tregon se Alzheimer mund të eliminohet përfundimisht. Nëse zbatohet në të gjithë botën, Alzheimer mund të zhduket. Zbulimi im bën ndryshimin e lojës”, vijon McGeer.

Pavarësisht se doza ideale nuk është e qartë, shkencëtarët besojnë se mes një apo dy kokrrave në ditë do të ishin efektive dhe dr. McGeer shton: 30 dollarë në vit do ju shpëtonin jetën.