Gennaro Gattuso ka vetëm fjalë të mira për Tiemoue Bakayoko. U hodh në fushë mbrëmë nga minuta e parë, edhe pse nuk ishte i gatshëm për lojë – Tiemoue Bakayoko me të vërtetë ka ndryshuar shumë nga ai që ishte në fillim të sezonit, ku më shumë qëndronte në stol.
Ai luajti për 80 minuta edhe pse Gattuso thotë se nuk është dashur të jetë në fushë dhe për këtë, gjithashtu edhe për paraqitjet fantastike në vitin 2019, trajneri ka vetëm fjalë të mira për lojtarin që ka ndryshuar mendimin edhe të tifozëve dhe është shndërruar në një futbollist të rëndësishëm në ekipin e Milanit.
“Futbolli është fantastik sepse nuk është si jeta. Në jetë ju bëni gjëra të këqija dhe duhen vite për t’i ndrequr gabimet. Në futboll, ju luani çdo tri ditë dhe keni gjithmonë shans për t’i kthyer gjërat në favor”, tha Gattuso kur u pyet për formën e mirë të Bakayokos.
Gattuso gjithashtu ka treguar se mesfushori, “Bakayoko nuk është dashur të luaj sot sepse nuk ishte mirë”, shtoi Gattuso, duke treguar edhe njëherë se sa i rëndësishëm është për Milanin, sepse pavarësisht që nuk ishte gati, ai startoi nga minuta e parë.