“Të mbash dietë gjatë trajtimit të kancerit ndihmon në tkurrjen e tumoreve”. Është ky rezultati i një studimi të fundit realizuar nga shkencëtarët francezë dhe amerikanë. Sipas studimit, kufizimi i marrjes së kalorive përmes një diete të kontrolluar me kujdes ndihmon në efektivitetin e kemioterapisë. Sipas shkencëtarëve efekti i “agjërimit” dobëson qelizat tumorale dhe rrit prezencën e qelizave që shkatërrojnë kancerin. Nëse këto testime rezultojnë me sukses, pacientët me kancer do të kenë një metodë më të lirë dhe më efektive për të luftuar tumorin.