Një foto tronditëse, e papërpunuar, e djalit të vetëm 12-vjeçar në arkivol. Është imazhi i publikuar në “Facebook” nga Cheryl Hudson, një nënë nga Misisipi, për t’i treguar të gjithëve “sa larg mund të shkojë ngacmimi” (bulizmi).
Djali i saj, Andrew Michael Leach, nuk i rezistoi talljeve të vazhdueshme të shokëve të tij në lidhje me orientimin seksual dhe bëri vetëvrasje.
“Ai ishte duke përballuar një luftë të brendshme për seksualitetin e tij, ai mendonte se ishte biseksual, por informacioni u përhap në shkollë dhe u bë viktimë e sulmeve të një grupi fëmijësh”, tha ajo për gazetat lokale.
“Zemra ime është e prishur – shton nëna, – por unë do të vazhdoj të parandaloj ngacmimet. Duam të sigurohemi që zëri i tim biri të dëgjohet dhe se ai nuk ka vdekur kot”.