Njihuni me Khoudia Diop, vajzën 19 vjeçare nga Senegali, e cila ka një ngjyrë tepër të pazakontë të lëkurës. Si fëmijë, atë shpesh e kishin tallur për shkak të pamjes që ka. Mirëpo me kohë, Khoudia kishte mësuar që ta donte veten për atë që ishte. Jo shumë kohë më parë, ajo kishte rënë në syrin e agjencive të modelimit dhe përgjatë dy viteve që lamë pas, ajo ka pasur një karrierë të suksesshme në industrinë e modës. Tash faqja e saj në instagram, ka më shumë se 250.000 ndjekës. “Çdo individ është unik, nuk duhet as të tentoni që të dukeni si dikush tjetër”, ka thënë ajo.