Në Gabon e kanë përjetuar keq disfatën poshtëruese të PSG-së. Në kryeqytetin e vendit afrikan ndeshja është shoqëruar me vdekjen e një të riu. Sipas “AFP”-së, një 18-vjeçar ka therur për vdekje bashkëmoshatarin e tij, i cili po e tallte pas humbjes 6-1 ndaj Barcelonës.
Dy të rinjtë gjendeshin në një lokal në Librevill, ku ndoqën ndeshjen e të mërkurës. Viktima kishte bërë shaka me shokun, i cili ishte tifoz i PSG-së. Autori i krimit ka pranuar fajësinë dhe tani pret të dalë përpara trupit gjykues për të mësuar masën që do të merret ndaj tij.