E sulmon trajnerin e vet, ky i fundit ia kthen duke shkaktuar skena kaotike

3

Paramendojeni ta sulmosh trajnerin tënd. Epo, pikërisht këtë e ka bërë një boksier në Bullgari, para meçit të tij.
Në Sofje, Bullgari, Kubrat Pulev pritej të ndeshej me Hughie Fury në një meç eliminator për titullin IBF në kategorinë e rëndë. Natyrisht, këtë titull momentalisht e mban Anthony Joshua, transmeton Gazeta Express.

Por, para se Hughie Fury të dilte në ring, ndodhi një moment i jashtëzakonshëm në një meç para ngjarjes kryesore.

Një boksier e sulmoi trajnerin e vet, i cili ia ktheu menjëherë. Dyshja më pas u përfshi në një përleshje para se t’i ndante gjyqtari.

Ja pamje nga ky incident:

Comments are closed.