Protestuesit në Beograd nuk po heqin dorë nga kërkesat e tyre drejtuar presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Sot për të 21-tën të shtunë rradhazi është duke u protestuar në kryeqytetin serb për dorëheqjen e Vuçiq, transmeton lajmi.net.
“Kundër regjimit dictatorial”, janë pankartat që bartin në duar këtë protestues e që i kushtohen presidentit serb.
Kujtojmë se në protestat e kaluara nuk kanë munguar thirrjet ku përmendej Kosova.
Më së shumti i pëmrndur ka qenë rasti i vrasjes së Ivanoviqit, zbardhja e së cilës është cilësuar si premtim i pambajtur i presidentit. Protestat po mbahen nën moton “Një në pesë milionë”.