Dy mishngrënës e shëruan astmën duke iu përmbajtur një diete vegane dhe duke i shmangur produktet e qumështit. Adam Wakeling dhe Nicola Evans kanë treguar se pasi iu kanë kthyer dietës vegane, efektet kanë qenë të menjëhershme si dhe nuk kanë pasur nevojë që ta përdorin inhalatorin për asnjë herë të vetme. Edhe studimet shkencore kanë ardhur në përfundim që dietat vegane janë të shëndetshme, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. “Proteinat e produkteve të qumështit i nxisin inflamacionet e astmës duke liruar antitrupa që çojnë në ndrydhjen e muskujve të vegjël në kanalet e frymëmarrjes”, tha doktor Neil Barnard, një profesor i mjekësisë në universitetin e George Washington. Edhe hulumtuesit francezë të spitalit Paul Brousse në Paris kanë rënë në përfundim se të prekurit nga astma janë në rrezik më të madh nëse konsumojnë mish.