Parlamenti i Kosovës miratoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit me 82 vota pro mocionit, 32 kundër dhe 1 abstenim. Ky mocion u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u përkrah nga të gjitha partitë opozitare dhe minoritetet.
Kundër rrëzimit të qeverisë kanë qenë edhe 3 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mes të cilëve kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani si dhe Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala. Me këtë vendim, qeveria “Kurti” bëhet më jetëshkurtra në historinë e Kosovës me vetëm 50 ditë punë.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ishte në emisionin DESK, në KTV përballë gazetarëve Agron Bajrami e Brikenda Rexhepi. Ndersa shefi i LDK-së Isa Mustafa ishte në Klan Kosova. Përpos sfidës politike ata ishin në garë edhe për më shumë audiencë, ku vihet re diferenca e frikshme mes dy lidervë. Albin Kurti arriti të mposht Isa Mustafën. Më poshtë po ju sjellim fotografitë që e tregojnë më së miri këtë.